Çfarë është
Meditimi Transcendental është një teknikë e thjeshtë që praktikohet 20 minuta 2 herë në ditë ndërkohë që ulemi sa më rehatshëm.
Nuk është një fe, filozofi, apo stil jetese. Mbi gjashtë milion njerëz të të gjitha moshave, kulturave dhe feve kanë mësuar MT.
Dobitë e MT të vërtetuara shkencërisht
Qindra studime kërkimore të publikuara mbi teknikën e MT kanë dëshmuar efektivitetin mbi stresin dhe ankthin, funksionimin e trurit, shëndetin kardiovaskular dhe më shumë.
Çfarë ndodh kur meditoni?
"Teknika e MT lejon mendjen lehtësisht të shkojë në brendësi, derisa të përjetoni nivelin më të qetë dhe paqtë të vetëdijes tuaj. Ndryshon tërësisht nga meditimet e tjera duke qënë se nuk përfshin përqëndrimin, ose mundimin "për të zbrazur mendjen"."
Çfarë thonë njerëzit
për Meditimin Transcendental
-
Meditimi Transcendental është një teknikë e thjeshtë, natyrale...Kjo formë e meditimit e lejon trupin tonë të shkojë në një gjëndje të thellë pushimi dhe relaksimi dhe mendjen tonë të arrijë një gjëndje të paqes së brendshme, pa pasur nevojë për përqëndrim apo përpjekje.
-
"Ndoshta dobia më e madhe është që relativisht është e shpejtë për t'u mësuar dhe mjeshtëruar. Nuk ka javë apo muaj në pritje të praktikës para se të shikoni rezutatet"
-
"Sipas Organizatës kërkimore shkencore dhe industriale të federatës Australiane, gjithashtu dhe Shoqatës Amerikane të Zemrës, teknika e MT është teknika e vetme e meditimit që ka treguar që në mënyrë efektive ka reduktuar presionin e lartë të gjakut."
-
"Një studim i 2009 zbuloi që Meditimi Transcendental ndihmoi në lehtësimin e stresit në studentët universitetar, ndërkohë që një tjetër zbuloi që ndihmonte në reduktimin e presionit të gjakut, ankthit, depresionit dhe zemërimit."
Si është ndryshe Meditimi Transcendental
krahasuar me meditimet e tjera?
Krahasuar me meditimet e tjera MT është ndryshe në dy mënyra.
1. Absolutisht i pamundimshëm
- Pa përqëndrim
- Pa kontroll të mendjes
- Pa vëmendje (monitorim të mendimeve)
- Pa përpjekje "për të zbrazur mendjen"
- Çdokush mund ta bëjë, dhe fëmijët me Çrregullimin e Hiperaktivitetit dhe Mungesës së Vëmendjes
2. I provuar efektiv
MT është vërtetuar efektiv për stresin dhe ankthin, qartësinë e mendjes, dhe më shumë. Ne e garantojmë këtë.
Mirëseerdhët! Unë jam një dashuruese e shkencave dhe komunikimit, e lumtur t'ju drejtoj nëpër një rrugë të thjeshtë dhe natyrale drejt mirëqenies, një shëndeti të mirë dhe një jetese të jetuar në plotësi e lumturi.
Email. rudinakopo@yahoo.com
Meditimi Transcendental qendrat i Shqiperise
Qendra e MT - Tiranë, c/o Qendra Aksion Plus, Rruga Nasi Pavllo (pas Ambasadës Amerikane), 1000 Tiranë
Kontakt: Rudina Kopo
E-Mail: rudinakopo@yahoo.com