Po sikur mos të jem
Nuk ka problem. Ndryshe nga format e tjera të meditimit, praktika e Meditimit Transcendental nuk përfshin përqëndrim, kontroll të mendjes, soditje, apo monitorim të mendimeve. Çdokush mund ta bëjë, dhe fëmijët me Çrregullimin e Hiperaktivitetit dhe Mungesës së Vëmendjes po ashtu dhe ushtarët me Çrregullimin e Stresit Post-Traumatik.
"Meditimi është një mënyrë e pabesueshme për të përqendruar veten, duke qetësuar veten dhe duke kuptuar perspektivën se ku ndodhem."
Liv Tyler
Po sikur mos të kem
kohë të meditoj?
Sapo të filloni të praktikoni MT, dobitë në jetën tuaj do të jenë aq të mëdha saqë do të gjeni kohë për të medituar rregullisht, po aq natyrshëm sa kur lani dhëmbët.
Po sikur mos të
ndihem rehat
ulur këmbëkryq?
MT bëhet pa sforcim, ulesh në çfarëdo pozicioni që të bën ty të ndihesh rehat. Për shumicën e njerëzve, kjo mund të jetë, ulja në divan siç do të bënit normalisht nëse do të bisedonit me miqtë apo do të shikonit televizor.