Find a teacher near you

Për të kontaktuar me një mësues të çertifikuar të Meditimit Transcendental, mund t'i kontaktoni drejtpërdrejt (shih më poshtë) ose plotësoni formularin më poshtë për më shumë informacion.

Bëj hapin e parë
Eja në një seancë informuese

Ose na kontaktoni për një takim

Click here for our Privacy Policy

Lista e qendrave të MT


Mësues i Meditimit Transcendental – Justin Goçi

Më vjen mirë që ndodheni këtu. Kjo do të thotë se jeni një hap afër njohjes me Teknikën më të suksesshme të Meditimit, E kam sjellë këtë Teknikë në Shqipëri dhe Kosovë, sepse i kam vërtetuar benefitet e saj, për një mirëqenie më të madhe Shpirtërore, Mendore, Fizike, gjë e cila është e MUNDUR! Ju mirëpresim për çdo pyetje në mënyrat e kontaktit si më poshtë! Meditimi Transcendental vertetohet nga 700 fakte shkencore te zhvilluara ne 250 universitete edhe qendra kerkimore shkencore per benefitet e tij! Me urimet më të mira!
Email: justin.goci@gmail.com
Tel: +355 69 724 88 82
Tel Kosove: +377 448 289 07

Justin Goci, Certified TM Teacher

Mësuese e Meditimit Transcendental - Dr. Itaka (Ferrunaj) Radujkovic

Dr. Itaka (Ferrunaj) Radujkovic, Certified Teacher of TM

Përshëndetje dhe mirë se erdhët! Une jam Itaka (Ferrunaj) Radujkovic, Mësuese e Meditimit Transcendental dhe Mjeke Familje. Gjithmonë kam dashur të jem pranë njerëzve dhe t'i drejtoj ata në një jetë më të shëndetshme. Tani me teknikën e Meditimit Transcendental, kjo është e mundur në mënyrë natyrale. Nëse ti je këtu, atëherë ti je një kërkues, në kërkim të vetvetes, dhe je pikërisht në vendin e duhur. Me Meditimin Transcendental ti do të zbulosh se mirëqenia jote fillon me ty. Për të mësuar këtë teknikë më kontakto në numrin tim të telefonit +355 69 537 9431 ose email dr.itaka.radujkovic@tm.org.

Mësuese e Meditimit Transcendental - Driesa Pepi

Përshëndetje dhe mirë se erdhe! Si mësuese e Meditimit Transcendental, me një pasion për kërkimet shkencore në fushën e vetëdijes e integruar me studimet shumëdisiplinore, një eksperiencë si kërkuese shkencore dhe akademike brenda dhe jashtë vendit, ndiej gëzim dhe privilegj të jem pranë jush për t'ju drejtuar në një teknikë të thjeshtë, të natyrshme dhe pa mundim që lejon mendjen të përjetojë rezervuarin e heshtur të qetësisë brenda nesh. Kjo praktikë e thjeshtë, por shumë efektive, sjell qetësim të thellë në sistemin nervor dhe zgjon potencialin e lindur të trupit dhe mendjes për mirëqenie, ekuilibër dhe qartësi në dinamizmin e aktivitetit të përditshëm. Misioni im është t'ju drejtoj me zemër në përjetimin e kësaj urtësie të përjetshme, për të kultivuar një jetë të mbështetur në qetësi të brendshme, kreativitet të gjallë dhe vetëdije të zgjeruar. Ju mirëpres me dashuri dhe mirënjohje!
Email: driesa.pepi@tm.org

Driesa Pepi, Certified TM Teacher

Mësuese e Meditimit Transcendental - Rudina Kopo

Rudina Kopo, Certified Teacher of TM

Mirëseerdhët! Unë jam një dashuruese e shkencave dhe komunikimit, e lumtur t'ju drejtoj nëpër një rrugë të thjeshtë dhe natyrale drejt mirëqenies, një shëndeti të mirë dhe një jetese të jetuar në plotësi e lumturi.
Email. rudinakopo@yahoo.com