Meditimi Transcendental

E pamundimshme, e thjeshtë dhe thellësisht efektive, MT është një teknikë meditimi që praktikohet 20 minuta dy herë në ditë, duke u ulur sa më rehat me sytë e mbyllura. Çdokush mund ta praktikojë Meditimin Transcendental.

Kjo teknikë lejon qetësimin e aktivitetit mendor në një mënyrë natyrale derisa ajo të bjerë në qetësi të plotë dhe njëkohësisht të jetë plotësisht e zgjuar. Ajo lejon largimin e stresit dhe lodhjes në mënyrë natyrale, duke rezultuar kështu në energji të madhe, qartësi dhe shijim të jetës.

Çfarë nuk është MT-ja

Nuk është një besim, as një filozofi apo një ndryshim i stilit të jetës. Nuk është përqendrim, synim ose vëzhgim i mendimeve tuaja- dhe as meditim me një mantra të zakonshme. Meditimi transcendental nuk do të ndërhyjë në besimin tënd ekzistues, sepse nuk krijon kontradikta me asnjë besim, fe. Meditimi është një teknikë e thjeshtë mendore dhe njerëzit shohin se meditimi i rregullt u jep qartësi dhe perspektivë aspiratave të tyre më të thella. Egullt u jep qartësi dhe perspektivë aspiratave të tyre më të thella.

Si funksionon

Meditimi Transcendental i lejon mendjes suaj të qetësohet drejt brendësisë në nivelin e vetëdijes paqësore - në pjesën më intime të vetes suaj. Kjo eksperiencë transcendimi e shplodhjes së thellë rinon mendjen dhe trupin, duke ju drejtuar drejt një vargu të gjatë përfitimesh në jetën e përditshme.

Si është i ndryshëm MT-ja

Ndryshe nga shumica e praktikave, Meditimi Transcendental nuk kërkon shumë përpjekje. Është e thjeshtë për ta mësuar, është e këndshme për ta praktikuar dhe shumica e njerëzve i provojnë përfitimet që në fillim. Teknika ofron rrugën drejt rezervuarit të kreativitetit, energjisë dhe inteligjencës brenda gjithsecilit prej nesh - për një të menduar më efektiv, për rritje të lumturisë dhe mirëqenies.

Meditim Transcendental dhe Yoga

Intervistë televizive me Ana Filipovska-n, mësuese e Meditimit Transcendental

Rezervoni biseda
prezantuese lokale


Në Shqipëri
rezervo tani

ose telefononi
069 890 2335


Në Kosovë
rezervo tani

apo telefononi
+355 69 890 2335

John Hagelin PhD, Fizika Kuantike

John Hagelin PhD, Fizika Kuantike

"Meditimi Transcendental është një formë meditimi gjerësisht e kërkuar, e cila sjell përfitime për mendjen, trupin dhe emocionet, vërtetuar kjo nga qindra studime bazuar në vëzhgime nga afër".

Jay Dayal, Meditues

"Që kur kam medituar, mendja ime është më e qartë dhe punoj më mirë, më shpejtë dhe përjetoj më pak stres. Ndihem më i çlodhur e i lumtur."