Meditimi Transcendental Redukton Stresin Natyrshëm

Çdokush është i vetëdijshëm për efektet negative të stresit. Stresi ul performancën, dëmton lidhjet dhe krijon shkëputje dhe konsumim. Shkurtimisht, ai shkurton gëzimin e jetës. Për më tepër ai grumbullohet gjithmonë e më shumë gjatë gjithë jetës. Edhe një gjumë i mirë natën ose një fundjavë e mrekullueshme nuk na lejon që ta marrim veten plotësisht prej tij. Në ditët e sotme, stresi është një fakt i jetës- por nevoja jonë është që stresi të mos jetë.

MT-ja thyen rrethin vicioz

Përballja me ankthin dhe depresionin mund të jetë një sfidë e gjatë kohore, madje shpesh mund të kthehet në një rreth vicioz, ku sa më pak aftësi të kemi për të bashkëpunuar, aq më shumë ankth dhe depresion përjetojmë.


Journal of Clinical Psychology 1989 45:957-974

Dy herë më efektiv sesa teknikat e tjera

Ajo që diferencon MT-në është efekti i saj holistik. Është njësoj si të ujitësh rrënjën e një bime në vend që të kujdesesh për gjethet e saj. Kërkimi shkencor ka treguar se çlodhja e thellë e fituar nga Meditimi Transcendental qetëson mendjen dhe trupin në mënyrë të tillë që reagimi nervor ndaj stresit ulet. Më pas ankthi dhe depresioni reduktohen, duke ju lejuar të menaxhoni dhe kapërceni simptomat që mund të përjetoni, përfshirë këtu ataket e panikut, ankthin social dhe fobitë.

Një analizë e plot 146 studimeve të publikuara mbi çlodhjen dhe ankthin (shihni grafikun në të majtë), tregoi që Meditimi Transcendental ishte dy herë më efektiv në reduktimin e ankthit se sa teknikat e tjera duke përfshirë reagimin ndaj çlodhjes, meditim, përqendrim, relaksimi sistematik muskular dhe reagimi biologjik i muskujve.

Interesant nga ky studim ishte fakti që sa më e gjatë ishte koha që njerëzit kishin praktikuar MT, aq më e madhe ishte ulja e ankthit.

Gjithmonë merrni këshilla mjekësore

Nëse ndieni se ankthi ose depresioni është duke ndërprerë seriozisht jetën tuaj, duhet të konsultoheni me doktorin. Meditimi Transcendental është komplementar ndaj çdo përpjekje për të menaxhuar ankthin dhe depresionin. Megjithatë, si një këshillë të përshtatshme mjekësore, ju kurrë nuk duhet të zëvendësoni praktikimin e MT-së.

  • Gjithmonë dëgjoni këshillën e doktorit tuaj.
  • Asnjëherë mos i pakësoni medikamentet, vetëm nëse ju ka këshilluar mjeku të veproni kështu.

Meditimi më shpëtoi nga vetëvrasja
- Luke Jensen, Veteran Lufte (2 min)

 

Rezervoni biseda
prezantuese lokale


Në Shqipëri
rezervo tani

ose telefononi
069 890 2335


Në Kosovë
rezervo tani

apo telefononi
+355 69 890 2335

Norman Rosenthal, MD, Profesor Klinik i Psikiatrisë, Spitali Universitar i Georgetown, autor i "Transcendence"

"Ankthi në të gjitha format e tij përgjigjet mirë ndaj Meditimit Transcendental përgjithësisht. Edhe në ata njerëz që trajtohen për ankth, shtimi i MT shpesh nënkupton ulje të niveleve të ilaçeve ndërkohë që përgjigjia e tyre ndaj MT përmirësohet."

Eksperienca e një doktori, Dr Michael Musgrave

"Në shumë vite si fizikan zbulova se MT është një formë dinjitoze e ndihmimit të vetvetes për pacientët e mi që shpesh kanë raportuar përfitime si reduktim i ankthit, ndjesi më të vogël stresi, gjumë më të mirë, mirëqenie më të mirë. Është plotësisht e sigurt dhe për shumë njerëz është një alternativë e mirë për terapitë që kërkojnë kohë dhe që me shumë mundësi, mbështetur edhe nga hulumtimet e bëra, redukton nevojën për ilaçe."