Biseda prezantuese

Hapi i parë për të mësuar Meditimin Transcendental është që të merrni pjesë në një bisedë prezantuese FALAS. Këto biseda prezentuese bëhen nga mësues të ҫertifikuar të Meditimit Trancendental. Datat e këtyre bisedimeve janë shënuar më poshtë. Nëse s'është listuar asnjë temë, ose nëse keni pyetje për mësuesin/en, ju lutem kontaktoni qendrën drejtëpërdrejtë- detajet e plota dhe email-in nga faqja ‘na kontaktoni'.

Bisedat prezantuese janë pa pagesë dhe me pjesëmarrjen tuaj ju nuk jeni të detyruar të mësoni.

Events
Data Kohë Vend Titull Vende Sortable Date

Kurse Udhëzuese

Ne mësojmë kurse të Meditimit Transcendental në fundjavë dhe gjatë javës. Oraret janë fleksibël. Kursi përbëhet nga katër seanca në katër ditë të njëpasnjëshme. Çdo seancë zgjat 1,5 deri në 2 orë. Gjithashtu ka edhe një program opsional 6-mujor që përfshihet në tarifën e kursit.

Rezervoni biseda
prezantuese lokale


Në Shqipëri
rezervo tani

ose telefononi
069 890 2335


Në Kosovë
rezervo tani

apo telefononi
+355 69 890 2335

Një teknikë e pamundimshme

Eksperiencë personale në ditën e mësimit të MT:

"Pa e ditur çfarë të prisja, fillova të zhytem në nivele gjithmonë e më të thella të relaksimit, sikur po zhytesha në karrigen time. Pastaj për pak kohë, mbase një ose disa minuta, përjetova një qetësi, një gjendje të brendshme pa mendime, thjesht vetëdije të pastër dhe asgjë më shumë; pastaj përsëri u bëra e vetëdijshme për ambjentin rrethues. Më la me një ndjesi të thellë lehtësie, përtëritjeje të brendshme dhe lumturie."