Të mësosh Meditimin Transcendental

Hapi i parë është të vini në një bisedë prezantuese rreth Meditimit Transcendental. Kjo do rreth një orë kohë dhe ju jep një pamje të plotë të teknikës dhe të mënyrës se si mësohet ajo. Ju gjithashtu mund të diskutoni privatisht me mësuesin/en rreth çdo interesimi personal. Nuk ka asnjë zotim se do duhet të mësoni.

Hapi tjetër

Kursi përbëhet nga katër seanca 90-minutshe të njëpasnjëshme të ndjekura nga seanca të rregullta ‘një-për-një' me mësuesit, si dhe seminare periodike gjatë gjashtë muajve të parë për të siguruar që ju jeni duke medituar saktë dhe që të gëzoni përfitimet. Që pas udhëzimit të parë ju do të jeni në gjendje për të medituar vetëm në shtëpi.

Pas kursit

Meditimi Transcendental do të jetë një pjesë e kënaqshme e rutinës suaj të përditshme. Megjithatë, ka një rradhë takimesh me medituesit, kurse në fundjavë dhe kurse të avancuara për ata që kanë dëshirë të marrin pjesë.

Kurset mësohen nga mësues të kualifikuar që kanë shpenzuar të paktën gjashtë muaj në programe me kohë të plotë të projektuara dhe të vëzhguara nga Maharishi Mahesh Yogi, themelues i Meditimit Transcendental.

Tarifat e kursit

Për ta bërë të mësuarin e MT-së të hapur për sa më shumë njerëz, ndërkohë edhe për të mbuluar shpenzimet tona, tarifa për të mësuar MT është e lidhur me të ardhurat e gjithsecilit. Ju jepet një program mbështetës gjashtë mujor për t'ju ndihmuar të merrni maksimumin nga meditimi juaj.

Rezervoni biseda
prezantuese lokale


Në Shqipëri
rezervo tani

ose telefononi
069 890 2335


Në Kosovë
rezervo tani

apo telefononi
+355 69 890 2335

Gary Kaplan, MD

Gary P Kaplan, profesor i asociuar i Universitetit të New Yorkut, Shkolla e Mjekësisë

"Nëse keni një teknikë që e praktikon 20 minuta dy herë në ditë, një teknikë që ju lejon të jeni dinamikë në aktivitetin tuaj dhe pa arritur të grumbulloni strese dhe lodhje që shkatërrojnë shëndetin tuaj, atëherë ju keni një çelës për një shëndet më të mirë."