Meditimi Transcendental dhe shëndeti

Shumë mjekë dhe profesionistë të mjekësisë e praktikojnë vetë Meditimin Transcendental dhe ua rekomandojnë atë pacientëve të tyre.

Më poshtë mund të lexoni pyetje dhe përgjigjie me mjekët në lidhje me një numër rastesh mjekësore. Provat e zakonshme kontrolluese që krahasojnë Meditimin Transcendental drejtëpërdrejtë me programe të tjera, kanë zbuluar se kjo teknikë është më efektive në arritjen e një relaksi të qëndrueshëm afatgjatë dhe reduktim të hormoneve të stresit në jetën e përditshme, por edhe në promovimin e një jete të gjatë e të shëndetshme.

Cila është gjëja më e mirë që mund të bëj për shëndetin tim?

Zhvillimet e fundit në fushën e shëndetit në mënyrë konstante na ofrojnë zgjidhjet më të reja mbi shëndetin. Por ka një çelës të thjeshtë rreth gjithë mirëqenies: lejoni inteligjencën e brendshme të trupit të bëjë atë çka mundet për të ristabilizuar balancën dhe shëndetin e mirë normal. Pushimi lejon që mekanizmi natyral i vetshërimit të trupit të funksionojë plotësisht. Kur nuk marrin pushim të thellë mjaftueshëm, trupi ka tendencë të mos funksionojë mirë dhe shkaktohen probleme që lidhen me stresin. Meditimi Transcendental ofron një gjendje të thellë pushimi që në mënyrë natyrale zgjidh çdo lloj stresi dhe lodhjeje të rrënjosur thellë. Në këtë mënyrë MT ndihmon në rinimin e trupit dhe në zgjerimin e funksionimit të trurit.

Përtej shlodhjes-nga shëndet më i mirë në rritje personale

Meditimi Transcendental vërtet është të pushosh, por është më shumë se kaq. Është një kombinim unik i çlodhjes së thellë së bashku me zgjerimin e vetëdijes. Kjo gjendje e ‘zgjimit të pushimtë" e ndan Meditimin Transcendental nga teknikat e tjera të relaksuese dhe aktivitetet çliruese të tensionit, si ushtrimet ose muzika. Pas meditimit, medituesit e MT tregojnë se ata ndjehen të qetë, të qartë dhe energjikë, pak a shumë siç ndjeheni në ditët tuaja më të mira. MT mund të ndihmojë në krijimin e kësaj eksperience gjatë ditës, çdo ditë. Meditimi Transcendental mund të jetë i dobishëm në menaxhimin e situatave të shumta që zakonisht janë të lidhura me stresin si p.sh: migrena, ulçerat, presioni i lartë i gjakut, enjtjet e fytit, astma, ankthi, pagjumësia dhe përdorimi i madh i alkoolit, cigareve dhe drogave ilegale. Me praktikim ditor të Meditimit Transcendental, në mendje, trup dhe emocione zhvillohet shëndet vibrues, duke na udhëhequr drejt lumturisë, suksesit dhe kënaqësisë më tëmadhe.

Rezervoni biseda
prezantuese lokale


Në Shqipëri
rezervo tani

ose telefononi
069 890 2335


Në Kosovë
rezervo tani

apo telefononi
+355 69 890 2335

Dr. Elizabeth Young

"Mësova MT para 25 vjetësh dhe pa as më të voglin dyshim është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Nuk e kam idenë se si do ta kisha menaxhuar PP-në me kohë të plotë pa këtë teknikë për të reduktuar stresin dhe karikuar bateritë e mia. Kam parë praktikisht mijëra njerëz që marrin përfitime nga MT dhe ua rekomandoj pa hezitim."