Transcendimi është baza ë ndriçimit

Normalisht gjatë ditës ne përjetojmë një nivel aktiv dhe të angazhuar të të menduarit. Kur praktikojmë Meditimin Transcendental ne përjetojmë një gjendje ku mendja është plotësisht e qetë, dhe në të njëjtën kohë plotësisht e zgjuar.

Transcendim do të thotë ‘të shkosh përtej" dhe kjo është gjendja transcendentale: mendja ka shkuar përtej çdo aktiviteti. Kjo është një eksperiencë e brendshme e Unit, që është paqja e plotë.
Transcendimi është eksperiencë natyrale dhe universale, e njohur nga të gjitha kulturat, që gjithsesi ndodh rrallë dhe më së shumti rastësisht. Por Meditimi Transcendental ofron një metodë sistematike për të transcenduar dhe të gjithë mund ta praktikojnë.
Pa këtë eksperiencë transcendimi ne kemi akses vetëm në fazën e ndryshimit konstant të jetës. Mendimet tona, emocionet, planet, kujtimet-gjithçka ndryshon vazhdimisht. Nuk është çudi që të ndjehemi gjithnjë e më të ndarë dhe të izoluar nga cilësia e brendshme e pandryshuar e jetës - Uni.
Njerëzit zakonisht tregojnë se kur ata mësojnë MT ndjehen më të lidhur me vetveten, më të plotësuar e më të lumtur.

Ndriçimi

"Ndriçimi është gjendja natyrale e shëndetit për mendjen dhe trupin. Ajo vjen nga zhvillimi i plotë i vetëdijes dhe varet nga funksionimi perfekt dhe harmonik i çdo pjese të trupit dhe sistemit nervor. Kur njeriu përdor potencialin e plotë të mendjes dhe trupit, çdo mendim dhe veprim është në mënyrë spontane korrekt dhe mbështetës për jetën. Kjo është jeta e lirë nga vuajtja, jeta e jetuar në gjatësinë dhe domethënien e saj të plotë."

Maharishi

Dëshira për të njohur vetveten

Dëshira për të njohur vetveten dhe për të kuptuar lidhjen me universin është natyrale. Për shekuj me radhë kjo ka inspiruar shenjtët dhe të mendjendriturit për të kërkuar ndriçimin. Kur shumica e njerëzve pyesin rreth Meditimit Transcendental, ata kërkojnë që përfitimet që vijnë çdo ditë nga praktikimi, të jenë të thjeshta dhe praktike.
Gjithsesi ka edhe nga ata që duan ta mësojnë Meditimin Transcendental për arsye që janë të vështira për t'u shpjeguar me fjalë: vetënjohje, paqe e brendshme, zhvillim shpirtëror, ndriçim. Të gjitha këto janë arsye njësoj të vlefshme për të mësuar dhe janë, në njëfarë kuptimi, pikërisht ato çka Meditimi Transcendental mundëson.
Meditimi Transcendental ofron akses në qetësinë e thellë të unit të brendshëm që është brenda çdokujt. Me praktikimin e rregullt, paqja dhe shkëlqimi i kësaj eksperience të brendshme integrohet në mënyrë natyrale në jetën e përditshme duke na udhëhequr drejt një jete të ndriçuar me një zemër, një mendje dhe një shpirt të zhvilluar plotësisht.

 

"Çfarë është Ndriçimi? (6 min) Maharishi

 

Rezervoni biseda
prezantuese lokale


Në Shqipëri
rezervo tani

ose telefononi
069 890 2335


Në Kosovë
rezervo tani

apo telefononi
+355 69 890 2335

Lynnette Jones
Asistente për mësimin e njerëzve me probleme shikimi

"Kur vëllai im vdiq kërkoja për diçka në jetën time dhe me të vërtetë që s'dija ku të kërkoja. Rastësisht një shoqe do të mbante biseda prezantuese rreth Meditimit Transcendental në shtëpinë e saj, kështu që e binda bashkëshortin tim të shkonim bashkë dhe që nga ajo ditë ne kurrë nuk e kemi kthyer kokën pas. Gjetja e Meditimit Transcendental ka ndryshuar jetët tona për mirë, si shpirtërisht, ashtu edhe materialisht. Ne kemi gjetur balancën, mirënjohjen dhe paqen në jetët tona dhe kjo reflektohet si në jetët tona personale ashtu edhe në punë. Uroj që më shumë njerëz të kuptojnë përfitimet e mrekullueshme nga praktikimi i Meditimit Transcendental."