Detajet e kontaktit

Shqipëri Flamuri i Shqipërisë

Meditimi Transcendental i Shqiperise
Qendra e MT - Tiranë
c/o Qendra Aksion Plus
Rruga Nasi Pavllo (pas Ambasadës Amerikane)
1000 Tiranë, Shqipëri
+355 69 890 2335
Email


Kosovë Flamuri i Kosovës

Meditimi Transcendental i Kosovës
c/o CEO – Congress and Event Organization
Rr. Rrustem Statovci, nr. 14
10000 Prishtinë, Kosovë
+355 69 890 2335
Email

Qendra e MT - Tiranë
Rudina Kopo, Mësuese e Meditimit Transcendental
Email
   Tel. 069 55 64 104

Mësuese e Meditimit Transcendental - Rudina Kopo

Përshëndentje!

Unë jam Rudina Kopo, mësuese e teknikës së veçantë të Meditimit Transcendental dhe jam e lumtur ta sjell këtë teknikë në gjuhën shqipe për të gjithë bashkkombasit e mi.

Ju falenderoj që ndodheni në këtë faqe dhe që keni kureshtjen të mësoni diçka që do ta bëjë jetën tuaj më cilësore, më të lehtë dhe më vetpërmbushëse.

Duke i kushtuar vëmendje kësaj teknike ju më bëni të ndjehem më e vlerësuar dhe e kënaqur për rrugën që ndoqa në zgjedhjen e profesionit të Mësueses së Meditimit Transcendental për të cilin hoqa dorë nga të gjitha angazhimet e mëparshme. Kjo teknikë më ka ndryshuar jetën dhe ashtu si të gjithë individëve që e kanë provuar atë, uroj t'ua ndryshojë edhe juve.

Pse zgjodha MT?

-Meditimi Transcendental është një teknikë e thjeshtë, e pamundimshme mendore që mund të mësohet nga kushdo dhe jep efekte të mrekullueshme në largimin e streseve. Në këtë mënyrë kjo teknikë e provuar shkencërisht, ju lejon të mbani një shëndet të mirë e të balancuar përgjatë gjithë jetës.

-Meditimi Transcendental ju bën të përdorni një sasi më të madhe të kapacitetit mendor, nga i cili fatkeqsisht shumica prej nesh përdor vetëm 5-10% në jetën e përditshme, duke ju bërë më kreativ.

-Meditimi Transcendental ju bën të jeni më social, më i pëlqyer për të tjerët, por sidomos për atë që ka më shumë rëndësi, VETEN tuaj.

-Në këtë mënyrë Meditimi Transcendental e bën shoqërinë në tërësi më sociale dhe individët e saj më të komunikueshëm e paqedashës ndërmjet tyre. Rrjedhimisht në shoqëritë e ndryshme krijohet një jetë më harmonike dhe një paqe e përgjithshme.

-Mbi të gjitha unë zgjodha Meditimin Transcendental sepse kjo teknikë është shumë e thjeshtë, nuk kërkon shumë kohë nga dita ime dhe më bën ta shijoj më shumë çdo moment, pavarsisht nëse jam vetëm apo me miqtë e mi.

Ejani të dëgjoni nga afër një bisedë prezantuese mbi teknikën e mrekullueshme të Meditimit Transcendental dhe të mësoni më shumë mbi potencialin e pafundëm që gjendet brenda secilit prej nesh.

Ndryshojeni tani jetën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme!


Email
   Tel. 069 89 02 335

Mësuesi e Meditimit Transcendental - Justin Goçi

Unë quhem Justin Goçi. Jam lindur në qytetin e Vlorës, banoj në Tiranë dhe kam kryer studimet për jurisprudencë. Jam shumë i lumtur dhe e kam për nder t'i prezantohem Shqipërisë dhe Kosovës si mësuesi i parë i Meditimit Transcendental. Në vazhdim do të përgatiten edhe mësues te tjerë në mënyrë që dija te përhapet më shpejt. Për këtë mësimdhënie u çertifikova ne Tailandë, ku jam trajnuar nga Maharishi Mahesh Yogi, i cili është mësuesi i përbotshëm i Meditimit Transcendental. Ne synojmë të rrisim mirëqenien e individit në aspektin fizik, mendor edhe shpirtëror në çdo qytet të Shqipërisë dhe Kosovës apo kudo që ndodhen ata, duke e përcjellur teknikën.

Njeriu mund te gjejë gjithçka që është për tu njohur dhe ditur, brenda vetes së tij për të arritur lumturinë.

Dua të arrijmë një numër të konsiderueshëm praktikuesish të teknikës, për te rritur nivelin e ndërgjegjshmërisë kolektive. Pasi të realizohet kjo, Shqipëria dhe Kosova do kontribuojnë në një nga rolet më të rendësishme për të gjithë botën, duke gjallëruar harmoninë e pafundme në rruzullin tokësor që nga Fusha e Unifikuar e te gjitha Ligjeve te Natyrës, për te cilën shkenca na tregon se është burimi i çdo materie gjithashtu edhe burimi I çdo mendimi dhe individi do evoluojë, sikurse një larvë kthehet ne flutur, po ashtu dhe njeriu do ketë hapin e tij te evolucionit.

Synimi i bukur është të implementojmë shkencën e Inteligjencës krijuese, dijen më të lartë në shkolla, në mënyrë që fëmijët të rriten të shëndetshëm e të lumtur dhe natyrisht më të fortë e inteligjentë.

Faktet shkencore e studimet shoqërore që e vërtetojnë dobinë që sjell teknika në bazë te gjallërimit të fushës se unifikuar të të gjitha ligjeve të natyrës ose Qënia (fusha e pastër e inteligjencës krijuese) mund t'i gjejmë tek shtatë volume "Scientific Research on Maharishi's Transcendental Meditation and the TM-Sidhi Programme".

Personalisht e kam pak me nxitim për të arritur këto te mira. Kjo është zgjidhja për të gjitha problemet. Unë do bëj sa të kem mundësi, sepse:

"Vetëm një farë e re mund të japë të korra të reja. Vetëm një dije e re, principe të reja dhe programe të reja mund ti japin fund konfliktit, sëmundjes, vuajtjes edhe të parandalojë lindjen e këtyre problemeve në të ardhmen. Vetëm një dije e re mund te krijojë nje shoqëri të shëndetshme, harmonike me prosperitet edhe një paqe botërore" --Maharishi

Për ata që tashmë e praktikojnë Meditimin Transcendental

TAKIMET E MEDITUESVE: Mbahen rregullisht në qendër- ju lutem nga kontaktoni për programin e plotë.
KONTROLLET PERSONALE: Për të rifreskuar praktikën tuaj dhe për të marrë më shumë udhëzime rreth teknikës së MT që përdorni, këto takime individuale 30 minutshe janë të vlefshme nëpërmjet rezervimit të takimeve.
KURSET RIFRESKUESE: Nëse ju doni të rifreskoni praktikimin tuaj dhe të kuptuarit mbi Meditimin Transcendental, pse të mos hyni përsëri në një kurs udhëzues?
Telefon ose email për detaje.

Events
Data Kohë Vend Titull Vende Sortable Date

Rezervoni biseda
prezantuese lokale


Në Shqipëri
rezervo tani

ose telefononi
069 890 2335


Në Kosovë
rezervo tani

apo telefononi
+355 69 890 2335

Jean Simmons-Fuata:

"Mësova MT 23 vjet më parë në 1989. Praktikimi i përditshëm i MT më jep një ndjenjë qetësie të brendshme, pa ankth dhe largim të stresit. Kjo përvojë qetësie më ndihmoi të përballesha me presionet e punës para se të dilja në pension dhe sfidat e jetës së përditshme. Kur ju shkoni fuqimisht brenda vetes tuaj, trupi, mendja dhe shpirti janë të rifreskuara. Unë jam e kënaqur që kam mësuar TM shumë vite më parë dhe vazhdoj praktikimin tij. MT është një teknikë mendore unike, e lehtë, e thjeshtë që kushdo mund ta mësojnë."